Haradinaj kundër rivarrosjes së Isa Boletinit në Vlorë

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se është gabim nëse rivarrosen eshtrat e Isa Boletinit kudo tjetër, përveçse në Boletin.

Ai tha se eshtrat e Isa Boletinit janë pjesë e rëndësishme e testamentit që ruan kjo kullë ndër breza dhe aty duhet të rivarrosen.

“Kulla e Isa Boletinit në Boletin të Mitrovicës i ka rezistuar të gjitha stuhive të vështira nëpër të cilat ka kaluar kombi ynë. Ajo nuk është vetëm kullë. Kulla e Boletinit është simbol i luftës tonë kundër tkurrjes së trojeve tona. Eshtrat e Isa Boletinit janë pjesë e rëndësishme e testamentit që ruan kjo kullë ndër breza dhe aty duhet të rivarrosen. Është gabim nëse rivarrosen eshtrat e Isa Boletinit kudo tjetër përveç se në Boletin”, shprehet Haradinaj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/haradinaj-kunder-rivarrosjes-se-isa-boletinit-ne-vlore/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala