Haradinaj kundër ngritjes së çmimit të rrymës

Autori:Gazeta Fjala

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë një vizite që bëri në Termocentralin “Kosova A” tha se situata me energjinë elektrike kurrë nuk do të jetë jashtë vëmendjes madje do të jetë temë e përjetshme.

 

Haradinaj theksoi se janë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët.

”E vërteta është që na duhet me ju thanë faleminderit, njerëzve që janë në prodhim gjithë ditën, i pamë. Falë tyre na e kemi energjinë, pra pasuria jonë realisht janë njerëzit që punojnë. Por të gjitha hallkat tjera institucionet, të gjithë mekanizmat tjerë, operatori e të gjithë duhet të kyqem që me pasë kujdes rreth çmimit”, tha ai transmeton Gazeta Fjala.

Ndërkaq drejtori gjeneral i Korporatës Elektro-energjetike e Kosovës, Arben Gjukaj tha se gjatë takimit e ka informuar kryetarin e AAK-së për projektet si dhe vështirësitë nëpër të cilat po kalon kjo korporatë.

Sipas tij, Haradinaj e ka mbështetur vazhdimisht KEK-un.

”Sinqerisht jam falënderues për gjithë angazhimin dhe gjithë zotimet edhe në të kaluarën jo vetëm sot dhe ne gjithherë e kemi pas pjesë mbështetëse të projekteve tona dhe besoj që kjo nuk do të jetë vetëm tash por edhe në të kaluarën”.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/haradinaj-kunder-ngritjes-se-cmimit-te-rrymes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala