Haradinaj kthehet sonte në Kosovë

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj në rrjetin social Facebook e ka konfirmuar lajmin për lirimin e tij. Ai ka treguar se sonte do të kthehet në Prishtinë.
Postimi i plotë i tij:
Të nderuar qytetarë të Kosovës,
Sot zyrtarisht janë kryer të gjitha procedurat e ndërlidhura me ndalesën time në Slloveni.
Në Kosovë pres të arrijë dikur vonë, sonte, posa të qartësohet orari i fluturimit.
Mbetem i vendosur dhe i angazhuar në vazhdimin e detyrave dhe obligimeve qe na presin.
Shprehe falenderimin për të gjithë ata që kanë bashkëndjerë me këtë situatë të pakëndshme.
R.H