Haradinaj komenton alarmet për bomba në Prishtinë

Autori:Avdyl Pajaziti

Para nisjes së takimit të tre liderëve të opozitës në prag të manifestimit të nesërm “Për Republikën”, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se kanë ardhur në këtë takim për t’i përmbyllur përgatitjet për nesër.

“Dëshirojmë të jemi bashkë në prag të festës, ju ftojmë të na ndiqni nesër”, ka thënë Haradinaj.

Ndërsa i pyetur për alarmet e rreme me bomba sot në kryeqytet, ai ka thënë se këto janë “përralla me mbret”.

“S’kemi të bëjmë asgjë me to, shihemi nesër në shesh”, ka thënë Haradinaj.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/haradinaj-komenton-alarmet-per-bomba-ne-prishtine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala