Haradinaj kërkon zgjedhje të reja në Kosovë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka ftuar që të mbahen zgjedhjet e reja në Kosovë.
“PDK-LDK janë në zor për AAK-në, prandaj edhe janë të gatshëm t’iu ndihmojnë duke shkuar në zgjedhje të reja”, ka thënë Haradinaj.
Këto komente Haradinaj i ka bërë gjatë mbledhjes së Këshillit Drejtues të AAK-së.
Me ketë rast AAK ka zgjedhur kryesinë e saj me 76 vota për, 6 kundër dhe 1 abstenim.
Gazmend Abrashi, Donika Kadaj-Bujupi dhe Ardian Gjini janë zgjedhur tre nënkryetar. Ndërsa në vazhdim pritet të zgjidhen edhe dy nënkryetarë të tjerë.