Haradinaj kërkon 250 mijë euro dëmshpërblim nga Muhaxheri

Autori:Avdyl Pajaziti

Ramush Haradinaj po pretendon se Gazmend Muhaxheri “ia ka denigruar personalitetin dhe ia ka dëmtuar personalitetin me shpifjet e fundit” në shtypin austriak.

Gjithë kësaj ia ka vënë një çmim që peshon 250 mijë euro. 100 mijë për shpifje, 50 mijë për denigrim të personalitetit dhe 100 mijë për dëmtim të reputacionit, shkruan sot Koha Ditore.

Padinë për kompensim të dëmit jomaterial, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e ka dorëzuar të martën në Gjykatën Themelore të Pejës nëpërmjet avokatit të tij Arianit Koci.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/haradinaj-kerkon-250-mije-euro-demshperblim-nga-muhaxheri/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala