Haradinaj kërcënon Murat Mehën

Autori:Avdyl Pajaziti

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kohë që ka rrëshqitur nga deklaratat e dimensionit politik, duke reaguar me nervozë dhe emocione.

I gjendur përballë një situate të jo të mirë politike për të, Haradinaj kohëve të fundit po e sulmon me një gjuhë pa nivel, e që aspak nuk i ka hije një lideri të një partie politike, që është edhe ish-kryeministër, kryetarin e komisionit shtetëror për demarkacion, Murat Mehën, që njëherësh është edhe nipi i atdhetarit Tahir Meha.

Haradinaj sot ka lëshuar edhe një kërcënim kanunor në drejtim të Mehës, duke thënë se burgu është pak dhe se përtej burgut, shqiptarët e kanë përdorë dhe një pjesë i përdorin ende rregullat e Kanunit të Lekë Dukagjinit.

Se çfarë po e mundohet të demonstrojë me këtë gjuhë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, mbase është edhe vështirë të shpjegohet, por ajo që po bie shumë në sy është humbja e maturisë dhe qetësisë që duhet ta ketë një politikan. /lajmi.net

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/haradinaj-kercenon-murat-mehen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala