Haradinaj ka një pyetje për ‘kryeministrat Mustafa- Thaçi’

Autori:Avdyl Pajaziti

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kritikuar aksionin e policisë së Kosovës për arrestimin e një antënari të partisë së tij.

Haradinaj ka shkruar në faqen e tij zyrtare në Facebook se pushteti është duke e përdorur policinë për terror sistematik ndaj zërit ndryshe opozitar.

Ky është postimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

Pyetje për Kryeministrat Mustafa- Thaçi:
Kur instrumentet shtetërore të sigurisë vihen në funksion të linçimit të personaliteteve publike, përmes arrestimeve spektakulare dhe, për më tepër, të një anëtari të Kryesisë së një partie opozitare, nuk mund të quhet ndryshe veç se terror sistematik i pushtetit ndaj një zëri ndryshe, ndaj një zëri të pastër opozitar.
Tregoni, si do ndiheshit ju, sikur në rrethana të kundërta, kur ju do të ishit në opozitë, një nga anëtarët tuaj të kryesisë do të ndalohej e arrestohej me inskenime “për terrorizëm”, përderisa e vërteta është krejt ndryshe.
Publikisht ju bëj thirrje t’i ndaloni praktikat e njollosjes së individëve dhe të personaliteteve, t’i ndaloni praktikat e njollosjes së oponentëve politikë, ta ndaloni luftën speciale mediatike për njollosjen e AAK-së.
A e dini që pushtetet ndërrohen?! Ky vend do të ketë qeverisje demokratike, së shpejti!
RH/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/haradinaj-ka-nje-pyetje-per-kryeministrat-mustafa-thaci/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala