Haradinaj: Jo Serbisë në Kosovë

Pas Fatmir Limajt, protestuesve i është drejtuar Ramush Haradinaj, lider i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Ai ka thënë se janë mbledhur në shesh për shtetin e Kosovës dhe për t’i thënë jo marrëveshjeve që sipas tij e dëmtojnë Kosovën.
Haradinaj ka thënë se nuk kanë asgjë kundër komuniteteve në Kosovë, as serbëve që jetojnë në Kosovë, “por Kosova nuk është e Serbisë.”
“Ne kemi ardhë sot me i thënë jo marëveshjeve që e dëmtojnë kosovën. Kosovën e kemi cliru së bashku, së bashku me aleatë. Dhe së bashku do të mbrojmë,” ka thënë ai.
“Këtu jemi për ti thënë jo Serbisë, jo një Kosovë copa-copa”
“Mos e rrezikoni shtetin tonë, mos e reezikoni Kosovën.”/Gazeta Fjala