Haradinaj: Isë a ka naj njohje?

Autori:Zekirja Shabani

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetari  aktual i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës lidhur me punë që po bë. Ai në një postim në proifilin e tij në Facebook ka thënë se kur janë bërë gati 100 ditë të qeverisjes së tyre, ende nuk ka ndonjë njohje të re. Haradinaj po ashtu ka pyetur drejtuesit e qeverisë “Apo, vetëm po silleni e po pështilleni njëri brenda e tjetri jashtë, duke harruar për çka paguheni nga qytetarët e Kosovës?

Ky është postimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

“Kryeministrat Mustafa e Thaçi – gati 100 ditë qeverisje pa asnjë njohje të re! Po bëhen 100 ditë të qeverisjes tuaj me dy kryeministra, Mustafa – Thaçi. A do ta sjellni të paktën një njohje brenda këtyre 100 ditëve?

Apo, vetëm po silleni e po pështilleni njëri brenda e tjetri jashtë, duke harruar për çka paguheni nga qytetarët e Kosovës?

Rëndësia e shtimit të numrit të njohjeve për Kosovën është e madhe, sidomos pas përkeqësimit të imazhit që ju i shkaktuat Kosovës”, (sic), ka shkruar Haradinaj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/haradinaj-ise-a-ka-naj-njohje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala