Haradinaj: Isa Mustafa mashtroi me 3 përiqndëshin

Autori:Avdyl Pajaziti

Lideri i AAK’së Ramush Haradinaj ka kërkuar llogari nga Kryeministri Isa Mustafa për Fondin e 3 përqindëshit. Sipas Haradinajt, deklarimi i Mustafës se nuk ka obligim ligjor për të rikthyer paratë është papërgjegjësi morale, politike e ligjore ndaj qytetarëve dhe diasporës.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë postimin e Haradinajt.

  1. kryeministër, nëse asnjë qeveri e as ti nuk keni obligim ndaj Bonove të 3 përqindshit, pse i lëshuat ato pa garancion? Pse e mashtruat qytetarin duke lëshuar bono të pavlera?

Dihet që funksioni i bonos është këmbimi obligativ i parave të gatshme me diçka me vlerë të garantuar. Ndërsa ju sot deklaroni në Kuvend se nuk keni obligim ligjor t’i riktheni paratë, e edhe më keq, e krahasoni pamundësinë e kthimit të mjeteve financiare me pamundësinë e rikthimit të atyre që humbën jetën për liri. Kjo deklaratë është papërgjegjësi morale, politike e ligjore ndaj qytetarëve të Kosovës dhe diasporës, që kontribuan pa kushte për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/haradinaj-isa-mustafa-mashtroi-me-3-periqndeshin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala