Haradinaj garanton: Protesta e nesërme e qetë dhe paqësore

Autori:Avdyl Pajaziti

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj iu ka bërë thirrje grave të Opozitës që të marrin pjesë në protestën e nesërme.

”Ju duhet të merrni pjesë patjetër në këtë protestë duke marrë parasysh gjendjen e gruas në Kosovë” ka shtuar ai.

Haradinaj këto komente i bëri gjatë një tubimi mobilizues me opozitaret me ç`rast komentoi edhe arrestimet e fundit të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje,

Sipas liderit të AAK-së,këto arrestime koincidojnë me 24 orëshin e fundit të afrimit të protestës së 17 shkurtit.

Ai njëherit garantoi se protesta e nesërme do të jetë e qetë dhe paqësore.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/haradinaj-garanton-protesta-e-neserme-e-qete-dhe-paqesore/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala