Haradinaj e quan turp të vendit koalicionin LDK-PDK

Autori:Avdyl Pajaziti

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar se koalicioni qeveritarë është turpi i udhëheqjes së vendit, dhe se qytetarët nuk ndihen krenar me këtë qeverisje. Sipas Haradinajt, të gjitha ato të arritura, ndihma nga ana e të huajve, të humburit gjatë luftës po zhvlerësohen nga kjo qeveri.

Ai këto komente i bëri gjatë punimeve të Kuvendit të II-të të punës së AAK-së, ku po diskutohen ndryshimet statutare të kësaj partie.

Kryesia e AAK-së më herët ka bërë të ditur se ndryshimi gjatë vitit 2015 nënkupton fuqizim të AAK-së në të gjitha nivelet e organizimit në mënyrë që arrihet synimi i qytetarëve të Kosovës për ndryshimin e gjendjes së mjerueshme me të cilën përballet Kosova për çdo ditë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/haradinaj-e-quan-turp-te-vendit-koalicionin-ldk-pdk/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala