Haradinaj e quan Murat Mehën peder

Autori:Avdyl Pajaziti

Anëtari i Komisionit për Punë të Jashtme, Ramush Haradinaj i ka rënë përsëri në qafë Murat Mehës, kryetarit të Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror

Kësaj radhe Haradinaj ka humbur toruan, duke e quajtur Murat Mehën “peder”.

Express merr vesh nga anëtarë brenda mbledhjes, se Haradinaj këto komente i ka bërë duke tentuar ta kundërshtojë shpërndarjen e raportit të Mehës anëtarëve të komisionit.

“Nuk lejoj shpërndarjen e raporteve të atij ‘Murat pederit’”, ka thënë Haradinaj në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme, ndërkohë që Meha nuk ka qenë i pranishëm në mbledhje.

Ai ka akuzuar krejt qeveritë, PDK’në dhe LDK’në për shitjen e shtetit duke e ndërprerë edhe disa herë fjalën e kryetarit të Komisionit, Enver Hoxhaj.

Më pas, Haradinaj ka lëshuar mbledhjen në shenjë revolte.

Në anën tjetër, kryetari i Komisionit, Enver Hoxhaj ka thënë se një gjuhë e tillë është e papranueshme dhe askush nuk mund ta kërcënojë dikë për mendimin që mban .

Edhe deputetët e partive të tjera, kanë dënuar një gjuhë të tillë.

Edhe në mbledhje paraprake, Haradinaj ka treguar sjellje të keqe ndaj Mehës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/haradinaj-e-quan-murat-mehen-peder/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala