Haradinaj e quan jokredibil dhe të pavlerë peticionin për largimin e Delawie

Autori:Gazeta Fjala

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, peticionin për largimin ambasadorit amerikan në Kosovë, Greg Delawie, e quan jokredibil dhe të pavlerë.

Thotë se peticioni në fjalë bëhet aq më i pakuptimtë pasi ka adresën e dyshimtë, raporton lajmi.net.
“Veprimet e tilla nuk janë të orientuara vetëm kundër Ambasadorit Amerikan dhe SHBA-ve por edhe kundër vetë Kosovës dhe shqiptarëve”, ka shkruar në Facebook Haradinaj.

Përdoruesi i faqes së peticioneve Change.org, Roland Bartetzko dje ka nisur peticionin kundër ambasadorit amerikan Greg Delawie me arsyen se ai po e përkrah regjimin në Kosovë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/haradinaj-e-quan-jokredibil-dhe-te-pavlere-peticionin-per-largimin-e-delawie/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala