Haradinaj: E pranojmë Specialen, por me kushte

Autori:Avdyl Pajaziti

Liderët e tri partive opozitare, Vetëvendosje, AAK dhe NISMA, janë takuar në mëngjesin të së dielës, takim në të cilin janë dakorduar që të ketë një gjykatë për Kosovën, por ajo të jetë e formuar në vendin tonë dhe të mos ketë gjyqësor e drejtësi selektive.

Këtë e ka konfirmuar kreu i Aleancës për Ardhmërine e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ndër të tjera ka thënë se vetëm mbi këtë parim mund të bisedojnë me Qeverinë, raporton KTV.

“Qeveria tani është në panikun e parë, pas refuzimit që Kuvendi i bëri asaj të votojë amendamentin që do t’i hapte rrugë Gjykatës Speciale dhe tash mundohen me qu porosi për partneritet çdo kund, te ne si opozitë, të miqtë ndërkombëtarë, por riprocedimi nuk është i mundur, këtë e di qeveria”, ka thënë Haradinaj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/haradinaj-e-pranojme-specialen-por-me-kushte/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala