Haradinaj e Çeku përsëri bashkë

Autori:Avdyl Pajaziti

Daut Haradinaj, kryetari i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Deçan dhe Agim Çeku, ish-ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë ndarë disa momente së bashku.

Dikur Agim Çeku ishte kryeministër i Kosovës nga AAK-ja e më pas u bë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës, duke u bërë kështu edhe pjesë e qeverisjes së kësaj partie në mandatin e kaluar.

Çeku e Ramush Haradinaj, kishin pasur debate të ashpra mes vete së fundmi, kurse sot Daut Haradinaj, vëllai i tij rri e pi kafe me të. Kjo shihet në një fotografi që po qarkullon në rrjetet sociale.

Ramush Haradinaj e kishte quajtur politikan sipërfaqësor Agim Çekun, derisa ky i fundit kishte shtrembëruar një citat për politikën, pushtetin dhe politikanët.

Haradinaj po ashtu, kishte deklaruar se Hashim Thaçi dhe Agim Çeku me bashkëpunëtorë e kanë bërë një të keqe të madhe sa i përket procesit të verifikimit të listave të veteranëve. /klankosova/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/haradinaj-e-ceku-perseri-bashke/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala