Haradinaj: Duhet marrëveshje e gjerë para zgjedhjes së presidentit të Kosovës

Autori:Gazeta Fjala

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosovës i duhet sa më shpejt një zgjidhje për të dalë nga kriza, raporton KTV.

Në një tryezë me shoqërinë civile, Haradinaj ka thënë se në Kosovë duhet të arrihet një marrëveshje e spektrit të gjerë politik para zgjedhjes së presidentit të Kosovës.

“Duhet të ketë një marrëveshje në mes të spektrit politik në Kosovë. Dhe atë sa më shpejt. Sa i përket protestës së 17 shkurtit, ne distancohemi nga çdo dhunë, e cila mund të ndodhë. Jemi kundër dhunës”, ka thënë Haradinaj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/haradinaj-duhet-marreveshje-e-gjere-para-zgjedhjes-se-presidentit-te-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala