Haradinaj betohet në Zot që nuk ka pirë alkool në Kuvend

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është betuar në Zot që nuk ka pirë alkool në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Këto komente Haradinaj i ka bërë në RTK, ku tha se nuk ka pirë alkool dhe duhan deri në moshën 35 vjeçare, sipas tij, jo për shkaqe fetare por ka qenë sportist.

“Jam njeri që kulturës trupore i kushtoj rëndësi. Alkooli për mu është veç atëherë kur bashkohem në ndonjë ndeje me shoqëri”, ka thënë Haradinaj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/haradinaj-betohet-ne-zot-qe-nuk-ka-pire-alkool-ne-kuvend/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala