Haradinaj: Bëhuni burra, pranoni zgjedhjet

Autori:Avdyl Pajaziti

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj ka vlerësuar se situata politike në Kosovë nuk ka qenë asnjëherë më e komplikuar.

“Nuk është Kosova sot, sikur para 5-6 muajsh. Qeveria nuk mund të bëhët sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe të vazhdojnë me improvizime e me provokime për t’i mbrojtur pozicionet e tyre, sepse kjo nuk është e mundur më”.

Sipas tij, ekziston një mënyrë për të dalur nga kriza dhe ajo është , zgjedhjet.

“Këta duhet të bëhën burra e t’i pranojnë zgjedhjet. Kjo ofertë është për t’i shpëtur edhe ata më ftyrë, nëse kanë më.”

“Janë vonuar për Jabllanoviqin dhe iu ka dalë keq; Janë vonuar për marrëveshjet dhe iu ka dalë keq; Sot po vonohen për shpalljen e zgjedhjeve dhe prap do t’iu dalë keq. Vetëm se këtë herë unë druaj se do të jetë keq për të gjithë ne, për vendin dhe për qytetarët.”

I pari i AAK ka potencuar më tutje se nuk duhet vonuar edhe një herë pasi siç tha ai “do të bëhet vonë për të gjithë neve”.

“Sfida që duhet pranuar për ta kthyer vendin në rrugë të normale, janë zgjedhjet. Ata që e duan këtë vend, nuk duhet të vonohen t’i binden kësaj sfide!”, thuhet në deklaratën e tij.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/haradinaj-behuni-burra-pranoni-zgjedhjet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala