Haraqija fyen Pacollin: O plaki M….

Autori:Gazeta Fjala

Ish-ministri i Kulturës, Astrit Haraçija, ka reaguar ashpër ndaj Behgjet Pacollit, pasi ky i fundit është prononcuar për çështjen e Grandit. Sipas tij, për këtë çështje është dhënë verdikti i Gjykatës.

Haraqija, nuk e ka kursyer as gjuhën ofenduese ndaj Pacollit, dhe gjithashtu e ka akuzuar se një makinë e dyshuar që lidhet me vrasjen e Jusuf Gërvalles, është në emrin e tij dhe po mbahet si provë nga Policia Gjermane. Haraqija i ka kërkuar atij të përgjigjet për këtë çështje.

Postimi i plotë i Astrit Haraçisë në Fcebook:

E pashe qe mu paska laku emri prap lidhur me problemin e Grandit.

Pra, per akuzat e Behgjet Pacollit ka pase hetime edhe jom shfajsu prej Prokurorise , por qe ka prova shtese mund te hapen prap hetimet .

O Plaki M…..

Me sa di une ke nje padi që tre vjet ne gjykatë dhe po pres vendimin e drejtesis qe gjithqka ka qene shpifje!

Une kam durim.

Po masi po flasim per hetime e implikime ne krime, po du me pyte Behgjet Pacollin, qysh ja spjegon shqiptarve e familjarve qe vetura e regjistruar me emer te Behgjet Pacollit, me te cilen eshte kry krimi ndaj Jusuf Gervalles me shoke, mbahet si deshmi ne Policine e Gjermanise?

Biseda ka përfunduar

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/haracia-fyen-pacollin-o-plaki-m/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala