Hapet zyra rajonale e Inspekoratit Policor në Prizren

Autori:Gazeta Fjala

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) sot do të organizojë ceremoninë e hapjes së zyrës rajonale të IPK-së në Prizren.

Në ceremoni, sipas njoftimit të IPK-së, pritet të marrin pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, si dhe përfaqësues të institucioneve që ndërlidhen me fushën e sigurisë, gjyqësisë, prokurorisë etj.

Hapja e zyrës rajonale në Prizren synon fuqizimin e bashkëpunimit me qytetarë si dhe shihet si një mundësi për kualitet më të lartë të mbikëqyrjes policore, thuhet në njoftim, transmeton Blic.

Ceremonia do të mbahet në sallën e takimeve në ndërtesën e Administratës Tatimore në Prizren me fillim në ora 11:00.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/hapet-zyra-rajonale-e-inspekoratit-policor-ne-prizren/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala