Hapet Panairi i Punës

Autori:Avdyl Pajaziti

Duke qenë të vetëdijshëm për rëndësinë që ka përgatitja e kuadrove për tregun e punës, e sidomos e gjeneratave të reja, njëkohësisht edhe nevoja e vazhdueshme e krijimit dhe forcimit të bashkëpunimit ne mes të punëdhënësve dhe punëkërkuesëve, Oda Amerikane vazhdon traditën e saj tanimë dymbëdhjetëvjeçare të organizmit të Panairit të Punës, i cili këtë vit do të mbahet më 9 dhe 10 qershor 2015, pranë Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë, nga ora 09:00 deri në ora 17:00.

Hapja zyrtare e këtij Panairi do të bëhet sot në ora 10:00, me fjalimet hyrëse nga Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka dhe Shefi Ekzekutiv i kompanisë The HeadHunter, Elton Ilirjani.

Pasiqë promovimi i diversitetit në tregun e punës, është njëra ndër temat kryesore të Panairit të Punës 2015, në kuadër të tij, do të organizohet edhe konferenca “Përgatitja dhe diversiteti në tregun e punës” e cila do të mbahet me 9 qershor, prej 11:00-12:35, në Këndin Amerikan që gjendet në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/hapet-panairi-i-punes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala