Hapet panairi i prodhimeve vendore në Gjilan

Në Komunën e Gjilanit për tri ditë me radhë, duke filluar sot (e enjte) do të mbahet Panairi regjional i prodhimeve vendore “Gjilani 2015” në mbështetjen e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).
Në këtë panair, pjesëmarrës do të jenë mbi 100 bizneseve të Regjionit të Lindjes, ku qytetarët kanë mundësinë që nga afër t’i shohin por edhe blejnë produktet e ekspozuara vendore.
Sipas njoftimit të Komunës së Gjilanit, panairi zgjat tri ditë dhe është një mundësi e mirë, si për prodhuesit, ashtu edhe për qytetarët, meqë ka karakter promovues dhe shitës.
Panairi po krijon tashmë një traditë në Gjilan dhe sivjet pritet pjesëmarrje edhe nga komunat e Kosovës Lindore.
Panairi Regjional “Gjilani 2015” do të shfrytëzohet për promovimin dhe shitjen e produkteve vendore të cilat ofrohen nga kompanitë dhe prodhuesit e regjionit Lindje. Panairi Regjional “Gjilani 2015”do të mbahet me 2,3, dhe 4 korrik 2015 në qendër të qytetit në Gjilan.