Hapet panairi i Mjedrës

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi dhe drejtori i misionit të USAID-it në Kosovë,  James Hope, do t’i vizitojnë fermerët pjesëmarrës në evenimentin vjetor “Java e Mjedrave”, që mbahet në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Sipërfaqet me mjedër në Republikën e Kosovës në vitin 2013 ishin rreth 23 hektarë dhe prodhimtaria ishte rreth 105 ton. Kjo është rritur dukshëm në vitin 2014, kur sipërfaqet me mjedër ishin në 130 hektarë, me prodhimtari vjetore deri në 580 ton. Krejt kjo në mbi 350 ekonomi bujqësore.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka ndarë në vazhdimësi grante për prodhimin dhe përpunimin e mjedrës dhe pemëve manore në përgjithësi ku hyjnë edhe dredhëza, manaferra, etj.

Sivjet për herë të parë kultivuesit e mjedrës kanë marrë edhe subvencione, nga 400 euro për hektarë dhe për këtë tashmë pagesat janë realizuar që disa ditë.

Në pjesën e granteve për kultivimin e pemëve manore kanë qenë të planifikuara 1 milion euro, ndërkaq rreth 700 mijë janë ndarë si subvencione.

Gjithashtu MBPZhR-ja ndanë grante edhe për përpunimin e këtyre pemëve, kur mbështetja varet nga numri i aplikantëve të suksesshëm dhe shuma e kërkesës së tyre për mbështetje.

Ndryshe, vitin e kaluar për pemë manore ishin ndarë rreth 360 mijë euro në pjesën e granteve.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/hapet-panairi-i-mjedres/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala