Hapet Panairi i Librit

Autori:Avdyl Pajaziti

Sot në ambientet e Pallatit të Rinisë hapet Panairi i 17-të i Librit i cili është organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës.

Në panairin i cili do të zgjasë deri më 7 qeshor pritet të marrin pjesë rreth 10 botues.

Duke qenë panair tashmë me traditë të konsoliduar dhe fizionomi të arrirë, do të ketë edhe një varg aktivitetesh, të cilat përkojnë me përvjetorë të mëdhenj të personaliteteve letrare shqiptare dhe botërore: 150-vjetori i lindjes së Zef Skiroit, 100-vjetori i lindjes së Roland Barthes, 100-vjetori i lindjes së Arthur Miller, 100-vjetori i vdekjes së Josif Bagerit, 95-vjetori i lindjes së Mark Krasniqit e 20-vjetori i vdekjes së Anton Pashkut.

Të gjitha këto personalitete do të kujtohen në kuadër të përurimeve, debateve dhe aktiviteteve të tjera në ditët e panairit.

Nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, Besian Zeneli tha se gjithçka është gati për 2 qershorin, kur edhe do të jetë hapja e Panairit të 17-të më radhë të librit.

“Promovime të librave do të ketë çdo ditë, do të jen 7 deri në 10 promovime ditore në ditë. Zakonisht për promovime agjenda është që një ditë më her ët të promovohet për të nesërmen, për shkak se pjesa më e madhe e botuesve dhe autorëve nuk e dinë akoma gjenden e tyre.\”

\”Për të qen më korrekt atëherë kemi menduar që një ditë më herët të bëhet promovimi i librave. Kemi menduar që të bëhet promovimi gjatë ditës që të shpërndahet në media që lexuesit të informohen dhe të nesërmen të mund ta gjejnë librin e caktuar”, thotë Zeneli.

SHBK-ja po ashtu ka paraparë darkën solemne më 6 qershor në hotel Prishtina, ku do të nderohen me trofeun e Panairit, sipas vlerësimit të jurisë speciale, librat më të mirë në: prozë, poezi, kritikë/studime letrare/eseistikë/publicistikë, përkthim letrar, projektin kapital si dhe shpallet: Shkrimtari i vitit (letërsi shqipe), shkrimtari i vitit (letërsi e huaj), stenda më e vizituar.

Panairi do të ketë edhe mysafirët e nderit, shkrimtarë të shquar shqiptarë dhe të huaj.

Numri i titujve të rinj, rreth 1.100. Numri i titujve të viteve të fundit, rreth 4.000.Panairin pritet ta vizitojnë rreth 35.000 vizitorë: studentë, nxënës të shkollave të mesme dhe fillore të Kosovës, qytetarë dhe personalitete të shquara nga jeta akademike, letrare, politike e intelektuale e Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/hapet-panairi-i-librit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala