Hapet konkursi plotësues për UP

Autori:Gazeta Fjala

Universiteti i Prishtinës sot do ta shpallë konkursin plotësues për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2015/2016.

Prorektorja në Universitetin e Prishtinës, Eda Vula, ka thënë për “KosovaPress” se në këtë afat plotësues do të pranohen gjithsej 2 296 studentë, prej të cilëve do të jenë vetëm 70 me korrespodencë. Ajo ka bërë me dije se pothuajse në të gjitha njësitë akademike ka vende të lira.

“Konkursi plotësues do të hapet më 31 gusht dhe do të jetë i hapur deri më 14 shtator në orën 16:00. Në këtë afat do t’i pranojmë 2 296 studentë, prej të cilëve 2 226 të rregullt, kurse 70 studentë me korrespodencë. Këto janë të gjitha ato vende të lira që nuk janë plotësuar në afatin e parë. Pothuajse në të gjitha njësitë akademike ka vende, por jo në të gjitha programet. Ka disa programe që tashmë janë plotësuar vendet në afatin e parë, megjithatë të gjithë ata që janë të interesuar mund ta shohin konkursin dhe të aplikojnë në programet përkatëse”, ka thënë Vula. Ajo ka treguar se në cilat fakultete ka më shumë vende të lira.

Sa i përket asaj që në këtë vit konkursi po shpallet më herët në krahasim me vitet e kaluara, Vula ka thënë se një planifikim i tillë është bërë me qëllim që të mund të fillojë mësimi më 1 tetor edhe në nivelin bachelor dhe në atë master. Kurse rezultatet preliminare do të shpallen më 16 shtator, ato përfundimtare më 21 shtator.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/hapet-konkursi-plotesues-per-up/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala