Hapet fabrika e farës së kungullit në Kosovë

Autori:Avdyl Pajaziti

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi mori pjesë në hapjen e Fabrikës së Kungullit në Pejë. Ai tha se ky është një tjetër lajm I mirë për bujqësinë dhe ekonominë në përgjithësi.

Tashmë ju e dini Bujqësia është prioritet i lartë i Qeverisë dhe faktorë shumë i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit prandaj ne po punojmë gjithnjë e më shumë për hartimin dhe zhvillimin e politikave adekuate dhe mbështetjes financiare përmes granteve inventive dhe subvencioneve, përmes shërbimeve këshilluese dhe teknike, si dhe forma tjera të përkrahjes.

Tanimë BE-ja ka hapur dyert për produktet bujqësore dhe agroushqimore, por ne duhet të punojmë dhe prodhojmë edhe shumë produkte kualitative, duhet ti aplikojmë teknologjitë, metodat dhe praktikat me të mira dhe më të avancuara ndërkombëtare, të cilat do të mundësojnë zhvillimin dhe modernizimin e sektorit agrorural dhe me këtë do të mundësohet që edhe ne të jemi konkurrues në tregun e BE-së me produkte kualitative bujqësore”, tha zëvendësministri Januzi.

Në këtë hapje kanë marrë pjesë edhe drejtues të USAID, dhe kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxhiri.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/hapet-fabrika-e-fares-se-kungullit-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala