Hapen ofertat për ndërtimin e platesë mbi “Kurriz”

Komuna e Prishtinës po synon që brenda gjashtë muajve, duke filluar nga gjysma e vitit të bëjë ndërtimin e bulevardit mbi “Kurriz”, nga ku platesë do t’i jepet pamje e re. Hapja e ofertave të kompanive konkurruese është bërë të premten (dje) dhe fituesi i tenderit pritet të shpallet gjatë javës së ardhshme.
Zyra e Prokurimit në Komunë së bashku me Drejtorinë e Infrastrukturës ka hapur ofertat e kompanive, përderisa sipas procesverbalit të siguruar nga gazeta “Zëri”, shihet se për këtë tender kanë garuar 11 kompani. Oferta më e lartë kalon shumën prej 2 milionë eurosh, përderisa më e lira është mbi 900 mijë euro.
Komuna e Prishtinës po synon që ta realizojë për së dyti herë këtë tender, pasi që herën e parë gazeta “Zëri” pati raportuar se Komuna po ia përgatiste një tender të madh kompanisë “Kreativ”, duke ia përshkruar në dosje pikë për pikë, emrin, madhësinë, si dhe trashësinë e pllakës që do të vendoset mbi platenë e lagjes “Dardania” në kryeqytet./Zeri/.