Hani i Elezit voton kundër “Zajednicës”

Autori:Avdyl Pajaziti

 

Kuvendi i komunës së Hanit të Elezit, të martën me shumicë të votave miratoi Deklaratën e propozuar nga grupi i këshilltarëve të Lëvizjes Vetëvendosje!

Në pikën 5.2 të deklaratës thuhet se Kuvendi i Komunës së Hani i Elezit zotohet se nuk do të mbajë asnjë raport me strukturat e këtij organizimi kriminal dhe me prapavijë të spastrimit etnik.

Lexojeni të plotë deklaratën:

DEKLARATË

  1. I ashtuquajturi Asoiciacioni/Zajednica i/e komunave me shumicë serbe shprehë themelimin e një etniteti juridik të themeluar mbi bazën e pastrimit etnik te shqiptarëve nga pjesa veriore e qytetit të Mitrovicës.
  2. Themelimi i një Asociacioni të tillë, krahas dëmit juridiko-administrativ dhe organizimit shtetëror që i bënë Republikës së Kosovës si shtet me karakter unitar të përkufizuar me Kushtetutë, juridizon formalizimin e një strukture juridike me tipare etnike. Me këtë karakter tani më të përkufizuar me Marrëveshjen e Brukselit dhe me marrëveshjen e fundit të datës 25 gusht 2015, Republika e Kosovës po bëhet shtet diskriminues ndaj shumicës shqiptare, por edhe ndaj qytetarëve të tjerë që janë shtetas të Republikës së Kosovës.
  3. Themelimi i këtij Asociacioni/Zajednicë me pushtet të ndërmjetëm e tejkalon çdo qëllim të organizimit të pushtetit lokal si organizim themelor administrativ. Qëllimi i këtij etniteti legal nuk është asgjë tjetër veçse një strukturë formale me baza etnike që përjashton të gjithë qytetarët të tjerë që nuk janë të përkatësisë kombëtare serbe.
  4. E themeluar me përmbajtje tërësisht në kundërshtim me Kushtetutën e Republikë së Kosovës, legjislacionin pozitiv nga fusha e organizimit të pushtetit lokal dhe atij përkitazi me financat publike të pushtetit lokal, Kartës Evropiane Për Vetëqeverisje Lokale (Strasburg, 15 tetor 1985).
  5. Kuvendi i Komunës së Hanit i Elezit nxjerrë qëndrim për arsyet e mësipërme:
    5.1 Kuvendi i Komunës së Hanit i Elezit nuk do të njoh një formacion juridik i quajtur Asociacion/ Zajednicë e Komunave me Shumicë Serbe, duke përfshirë vendimet që do të merren nga organet e këtij konstruksioni formal kundërkushtetues;
    5.2 Kuvendi i Komunës së Hani i Elezit zotohet se nuk do të mbajë asnjë raport me strukturat e këtij organizimi kriminal dhe me prapavijë të spastrimit etnik;
    5.3 Kuvendi i Komunës së Hani i Elezit i bënë thirrje Qeverisë së Kosovës që të heqë dorë nga cilido veprim i cili do t’i kontribuojë themelimit të Asociacionit/Zajednicës;
    5.4 Kuvendi i Komunës së Hani i Elezit i bënë thirrje Qeverisë së Kosovës se në vend që të ndajë buxhet për strukturat e tilla me të kaluar dhe të tashmën kriminale, të ndaj fonde për kthimin e qytetarëve të pjesës veriore të qytetit të Mitrovicës;
  6. Kjo Rezolutë do të hyjë në fuqi datën e miratimit të saj nga Kuvendi i Komunës së Hani i Elezit.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/hani-i-elezit-voton-kunder-zajednices/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala