Han Beogradit: Pa normalizim të marrëdhënieve me Kosovën s’ka BE

Autori:Zekirja Shabani

Komesari Evropian për Zgjerimin dhe Politikën e Fqnjësisë Johannes Hahn, ka deklaruar në Beograd se normalizimi i marrëdhënieve të Serbisë dhe Kosovës është kusht kyç i kornizës negociuese.

“Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është kusht kryesor i kornizës negociuese”, ka deklaruar Han në një intervistë për gazetën “Politika” të Beogradit transmeton Zëri.

Sipas tij, në këtë fazë, me rëndësi është zbatimi i detyrimeve të marra përsipër gjatë dialogut me qëllimin që të përparohet drejt normalizimit gjithëpërfshirës.

“Në fund, ky proces do të sigurojë që edhe Serbia edhe Kosova mund të vazhdojnë drejt rrugës evropiane, duke shmangur mundësinë e bllokimit reciprok në ato përpjekje, me perspektivën që të dyja të jenë në gjendje që plotësisht t’i realizojnë të drejta e veta dhe t’i përmbushin detyrimet e tyre”, ka thënë Han.

Siç citon kjo gazetë komisionarin për Politika Fqinjësore e Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn, kushtet e shtruara nga Gjermania për Serbinë, janë edhe kushtet e Bashkimit Europian.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/han-beogradit-pa-normalizim-te-marredhenieve-me-kosoven-ska-be/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala