Hamza pjesë e konferencës së Bankës Qendrore Evropiane

Autori:Avdyl Pajaziti

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës(BQK), Bedri Hamza po merr pjesë në Konferencën e gjashtë të Bankës Qendrore Evropiane mbi vendet e Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore, me ftesë të Bordit Ekzekutiv të Bankës Qendrore Evropiane, e cila është duke zhvilluar punimet në Frankfurt të Gjermanisë.

BQK-ja, ka njoftuar se temat e kësaj konference ndërlidhen me politikat monetare të vendeve të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore, eksperiencat e fituara dhe sfidat aktuale, politikat strukturore në mbështetje të përmbushjes së kritereve të konvergjencës dhe politikat mbikëqyrëse pas funksionalizimit të unionit bankar ( pas funksionalizimit të Single Supervisory Mechanism-SSM) eksperiencat fillestare dhe efekti në ekonomitë e këtyre vendeve.

“Në këtë konferencë të nivelit të lartë po marrin pjesë guvernatorët e bankave qendrore të vendeve të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore, anëtarë të Bordit Ekzekutiv të BQE-së, përfaqësues të FMN-së, Komisionit Evropian dhe Bankës Evropiane për Investime”, ka njoftuar BQK-ja.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/hamza-pjese-e-konferences-se-bankes-qendrore-evropiane/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala