Hamiti: Shpend Ahmeti ka dështuar

Autori:Avdyl Pajaziti

Shefi i grupit të asamblistëve të LDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Sami Hamiti, ka thënë se Shpend Ahmeti nuk ka punuar as 30 për qind sa Isa Mustafa. Ai për këtë ka përmendur disa fakte duke u nisur nga inkasimi i të hyrave e deri te premtimet në fushatë që i ka dhënë dhe nuk i ka realizuar.

Hamiti në një intervistë për Indeksonline ka folur për dështimet e Ahmetit në furnizimin me ujë, në rregullimin e trafikut urban, në inkasimin e të hyrave, në zhvillimin ekonomik të kryeqyteti.

“Unë i kisha lënë premtimet, sepse janë të fushatës, mirëpo është e vërtet se asnjë nga premtimet nuk i ka realizuar. Kategorikisht çdo pikë me i shiku, nuk e ka realizuar asnjë. Ne herët i kemi treguar se nuk është fushëveprim i tij, mirëpo ai bënte populizëm me atë punë.

Mua më brengos qasja e tij ndaj obligimeve dhe përgjegjësive që i ka sipas ligjit. Ai ka dështuar totalisht në përgjegjësit që i ka sipas ligjit dhe zhvillimit ekonomik në udhëheqje të administratës, edhe në korrespodimin e kuvendit po edhe në rritjen ekonomike të komunës”, ka thënë ai për Indeksonline.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/hamiti-shpend-ahmeti-ka-deshtuar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala