Hambarët e Shqipërisë

Autori:Zekirja Shabani

Në Shqipëri numërohen 117 pika të grumbullimit të prodhimit bujqësor, 52 prej të cilave janë pika ku kryhet eksporti i prodhimeve bujqësore me Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë, Serbinë, Greqinë, Rumaninë, Bullgarinë, Bosnjë, Kroacinë, por edhe në Suedi, Itali, Francë, Gjermani, Zvicër, Austri dhe SHBA.

Drejtoria e Prodhimit Bujqësor dhe Politikave Tregtare në Ministrinë e Bujqësisë bën të ditur se, numri më i lartë i qendrave të grumbullimit është i përqendruar në qarkun Lushnje -Fier, (në jug të vendit). I cilësuar ndryshe dhe si hambari bujqësor, ku janë ngritur 13 pika grumbullimi dhe eksporti të perimeve e frutave, me 5100 m² kapacitete grumbulluese (magazina) dhe kapacitet 7500 tonë dhoma frigoriferike, mundëson grumbullimin e mbi 56 mijë tonë prodhime nga fushat e fermave.

Përvojën e Lushnjës e gjejmë edhe në Goriçan të Beratit, pothuaj me të njëjtët tregues për grumbullimin dhe eksportin e perimeve dhe frutave, me dallimin se në këtë zonë, vëmendja është përqendruar më shumë te grumbullimi dhe eksporti direkt i prodhimeve.

Kosovë, Ministria e Bujqësisë planifikon 43 milionë euro mbështetje për fermerët në 2015 (1)Specialistët e sektorit shprehen se, rritja e prodhimit bujqësor vendas ka diktuar ngritjen e pikave të grumbullimit bashkohore pothuajse në të gjithë vendin, Kukës, Shkodër, Lezhë, Elbasan, Gjirokastër, Korçë, etj, me kushte për të ruajtur prodhimet tipike të zonës.

Për bimët mjekësore, organizimi i grumbullimit është në Malësinë e Madhe, Kukës e Gjirokastër.

Specialistët janë të mendimit se krahas rritjes së prodhimit bujqësor, ndërtimi i rrugëve të reja rurale do të nxisë marketingun bujqësor vendas drejt standardeve të reja. /ATSH/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/hambaret-e-shqiperise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala