Haliti: S’duhet pritur që presidentin ta duan të gjithë

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, në emisionin “Info – Box” të RTV Dukagjini ka thënë se Thaçi do të jetë president i ardhshëm i Kosovës.

Sipas tij, në asnjë vend të botës nuk ndodh që presidentin e vendit ta duan të gjithë, duke shtuar se “nuk po e kuptoj gjithë këtë debat që po zhvillohet rreth kësaj teme dhe se detyra e presidentit është që ta respektojë Kushtetutën dhe të punoj duke u bazuar në të”.

“Arma e neve deputetëve është fjala dhe argumenti. Këto janë dy armët tona të cilat mund t’i përdorim, derisa të tjerat janë të ndaluara. Duhet të mbahen seancat, dhe nuk ka rëndësi ku mbahen, në cilat salla. Është e drejta edhe e opozitës që të propozojë edhe ajo një kundërkandidat për president. Në momentin që Thaçi do të zgjidhet në krye të shtetit, ai do të jap dorëheqje nga kryetari i partisë, duke kaluar kështu në një funksion tjetër”, ka theksuar Haliti.

Ai më tutje ka thënë se opozitës duhet t’i krijohen të gjitha kushtet dhe mundësitë që të marrë pjesë në seancat e Kuvendit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/haliti-sduhet-pritur-qe-presidentin-ta-duan-te-gjithe/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala