Haliti: Nuk kemi krizë parlamentare

Autori:Avdyl Pajaziti

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka vlerësuar se Kosova nuk ka krizë parlamentare, po shumica po pengohet nga pakica të kryejë punën e saj.

Ai ka deklaruar se seancat duhet të mbahen dhe se opozita duhet që nëpërmjet debatit t’i bindë deputetët e pozitës dhe qytetarët e vendit se ka të drejtë.

Haliti në një bisedë për ‘Epokën e re’, ka thënë se është kundër mbajtjes së referendumit dhe zgjedhjeve të reja.

Sipas tij, askund në botë nuk mbahen zgjedhjet pse pakica është e pakënaqur me shumicën.

“Ne nuk kemi krizë parlamentare. Nuk dua tash të jap leksione, por krizë parlamentare është kur pozita nuk i ka 51 për qind të votave në Kuvend”, ka deklaruar Haliti.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/haliti-nuk-kemi-krize-parlamentare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala