Haliti: Nuk i frikësohem Speciales

Autori:Avdyl Pajaziti

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe njëri nga themeluesit e UÇK-së, Xhavit Haliti, thotë se nuk i frikësohet aspak krijimit të Gjykatës Speciale, e cila pritet të merret ekskluzivisht me disa ish-guerilë të pensionuar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një intervistë ekskluzive, dhënë gazetës “Zëri”, thotë se është në interes të shtetit të Kosovës që të votohet Specialja.

Zyrtari i PDK-së, Haliti, ka akuzuar se për krijimin e Gjykatës Speciale kanë kontribuuar edhe disa politika shqiptare në Kosovë, të cilët i gëzohen këtij tribunali. Por, ai ka një porosi për këta njerëz që të mos ngrenë aktakuza pa i ngritur ato drejtësia. Megjithatë, thotë se nuk e ka kasavet shumë punën e Gjykatës dhe se jetën pas lufte edhe ashtu e ka tepër.

Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, ndërkaq thotë se ngjarjet e fundit në Maqedoni nuk është dashur të ndodhin, derisa ka një mesazh për shokun e tij të lëvizjes, kreun e BDI-së, Ali Ahmetin, që duhet të reflektojë për ato që kanë ndodhur në Maqedoni.

Zyrtari i PDK-së vlerëson se ka shumë gjasa që koalicioni PDK-LDK ta përfundojë mandatin bashkë, derisa nuk ka menduar që të kandidojë për kryetar partie pas kalimit të Thaçit në Presidencë. /Zëri/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/haliti-nuk-i-frikesohem-speciales/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala