Haliti e Conte “përplasen” në Strasburg për Kosovën

Autori:Avdyl Pajaziti

Raportuesi për Kosovën, Agustin Conte dhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti janë “përplasur” sot në Strasburg, gjatë mbledhjes së Komisionit për Çështje Demokratike dhe Demokraci në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, njofton një burim i cili ishte prezent në këtë mbledhje.

Në këtë mbledhje Conte ka folur rreth vizitës që pati në Beograd më 24 dhe 25 gusht, por jo edhe Kosovën.

Ai ka kërkuar që përveç vizitës së planifikuar në Kosovë më 6 tetor, t’i lejohet edhe një vizitë tjetër.

Burime të Indeksonline thonë se këtu ka reaguar Haliti, i cili ka kritikuar qasjen e Contes karshi Kosovës.

Haliti ia ka përkujtuar Contes se Kosova është shtet dhe se ka përfaqësuesit e saj legjitim. Poashtu Haliti, i tha Contes se për ta pasur një pasqyrë më të qartë për Kosovën, duhet ta viziton Prishtinën e jo Beogradin.

Përveç Halitit, Conte është kritikuar edhe nga përfaqësuesja e Shqipërisë, Valentina Leskaj, e cila është zëvendëspresidente e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Leskaj kërkoi llogari nga Conte s

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/haliti-e-conte-perplasen-ne-strasburg-per-kosoven/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala