Hakohet iPhone i ri

Autori:Avdyl Pajaziti

Një ekip i ‘hulumtueseve të sigurisë’ sapo ka hakuar iOS 9 të Apple për herë të parë dhe ka fituar një çmim marramendës prej 1 milion dollarëve.

Ky zbulim i këtyre do të thotë se hakerët janë të aftë të ‘thyejnë’ celularët iPhone dhe të instalojnë aplikacione të paautorizuara.

Ky çmim marramendës është ofruar nga kompania e kompjuterëve Zerodium, e cila e ka uruar ekipin për zbulimin e tyre, raporton lajmi.net.

Për çështje sigurie emrat e atij ekipi nuk janë publikuar, e as detajet e këtij hakimi nuk janë bërë publike ende.

Chaouki Bekrar nga Zerodium thotë se ky zbulim është ende duke u testuar intensivisht nga Zerodium për t’i verifikuar dhe dokumentar të gjitha dobësitë e mundshme”. /Lajmi.net

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/hakohet-iphone-i-ri/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala