Hakeri shqiptar që spiunonte tek ISIS-i, kishte në cak edhe ueb-faqet e qeverisë së Kosovës

Autori:Gazeta Fjala

Qyteti Bukit Aman duhet të ndjekë procedura strikte para se të ekstradojë hakerin e dyshuar të Shtetit Islamik në SHBA, ka thënë kryeinspektori i Policisë në Kuala Lumpur të Malajzisë, Tan Sri Khalid Abu Bakar.

Ai tha se duhen ndërmarrë me kujdes hapat e nevojshëm pasi që 20 vjeçari nga Kosova ka qenë kërcënim i sigurisë.

“Nuk pres se do të ketë ndonjë problem për ekstradimin e të dyshuarit në SHBA, por ende nuk jemi të sigurt se kur do të ndodhë kjo”, ka thënë ai, raporton “The Star”.

Khalid tha të enjten se i dyshuari është ndaluar më 15 shtator derisa po tentonte të mblidhte informata sekrete për ushtrinë amerikane.

“Personi që erdhi në Malajzi në muajin gusht me pretekstin e vazhdimit të studimeve në shkencat kompjuterike dhe forenzikën kompjuterike u ndalua nga policët special anti-terror të Bukit Amanit. Ai ka qenë në kontakt me liderët kryesor të ISIS-it në Siri dhe ne besojmë se ka qenë duke provuar që të mbledhë informata sekrete mbi ushtrinë amerikane”, ka thënë ai, transmeton Koha.net.

“The Star”, siç transmeton Koha.net, ka raportuar gjithashtu se i dyshuari, i identifikuar si Ardit Ferizi, kishte themeluar një celulë për të thyer ueb-faqe të qeverisë së Kosovës dhe një server të Hotmail-it.

Burimet kanë treguar për “The Star” se hakeri, i njohur me nofkën “Th3Dir3ctorY”, ka hakuar që nga mosha 10 vjeçe dhe ka themeluar celulën pesë vjet më parë.

Që nga muaji shkurt i vitit 2013, policia në Malajzi ka ndaluar 123 militantë të dyshuar.

Përveç shtetasit të Kosovës, të ndaluarit tjerë janë nga Indonezia e disa edhe nga shtetet e Lindjes së Mesme.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/hakeri-shqiptar-qe-spiunonte-tek-isis-i-kishte-ne-cak-edhe-ueb-faqet-e-qeverise-se-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala