Hakeri i ISIS nga Kosova, lajm në media botërore

Ardit Ferizi është emri i kosovarit që ka bërë bujë në media botërore me veprimet e tij.
Ai akuzohet se ka qenë në shërbim të ISIS dhe me këtë shërbim, ka vjelur informacion të ushtarëve amerikanë.
Disa media me emër ndërkombëtar kanë shkruar për rastin e Ferizit të arrestuar.
Për arrestimin e tij ka shkruar “Wall Street Journal”, “Today Online”, “Business Time” etj.