Hakerët rusë sulmojnë kompjuterët e Shtëpisë së Bardhë

Autori:Avdyl Pajaziti

Sipas CNN, Shtëpia e Bardhë ka rënë pre e një sulmi të hakerave rusë, të cilët kanë dhunuar sistemin e saj informativ, duke vendosur në rrezik serioz sigurinë e Shteteve të Bashkuara.

CNN, duke cituar burime nga ana e zyrtarëve që po merren me hetimet, hakerat kanë mundur të hyjnë në këtë sistem dhe kanë zotëruar të dhëna të ndjeshme nëpërmjet asaj që njihet si Foggy Botton. Ata kanë mundur të marrin në kohë reale axhendën jo publike të Presidentit Barack Obama.

Nga ana tjetër, këshilltari i sigurisë i Shtëpisë së Bardhë mohon: “Nuk konfirmojmë që sistemi i sigurisë është prekur”. Hakerët rusë kanë mundur të hyjnë në rrjetin e departamentit të shtetit gjatë muajve të shkuar. Vetë Presidenca amerikane e ka pranuar herën e kaluar këtë fakt, duke treguar se nuk kishte pasur asnjë pasojë nga sulmi i mëparshëm, i ndodhur në tetor.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/hakeret-ruse-sulmojne-kompjuteret-e-shtepise-se-bardhe/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala