Hajvalia gjunjëzon Prishtinën

Autori:Avdyl Pajaziti

Derbi i kryeqytetit mes Prishtinës dhe Hajvalisë i ka takuar mysafirëve të cilët ia treguan forcën bardh e kaltërve duke triumfuar 2-0.

Ekipi i drejtuar nga Ismet Munishi por që nuk kishte mundësi të qëndronte në bankë për shkak të suspendimit nga FFK, Hajvalia zhvilloi një ndeshje të bukur nga ku mori edhe tri pikët.

Në pjesën e parë të dyja skuadrat kishin rastet e tyre, por në minutën e 44-të mbrojtësi Viktor Kuka ndërhyri në Shkëlqim Pacollin dhe Besfort Kosumi akordoi penallti për mysafirët.

Nga pika e bardh i pagabueshëm ishte sulmuesi Fillim Guraziu i cili i dha epërsinë Hajvalisë, dhe pranë rezultat 1-0 u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Prishtina tentoi të barazonte rezultatin por e kotë, ndërsa Hajvalia arriti ta shënonte edhe golin e dytë nëpërmjet Semir Zenelit i cili shënoi nga afërsia për 2-0. Kujtojmë që Zeneli para se të shënonte golin e dytë pak minuta më herët kishte qëlluar shtyllën e prishtinasve.

Pas kësaj fitore, Hajvalia ka kaluar në pozitën e katërt në tabelë me 35 pikë të grumbulluara.

Ndërkohë fitore tejet të rëndësishme ka shënuar lideri Ferronikeli që ka shfrytëzuar gabimin e Prishtinës për ta mposhtur Dritën me rezultat minimal 1-0.

Golin e vetëm në këtë takim për ‘Niklin’, e shënoi sulmuesi fantastik Egzon Gashi në fillim të pjesës së dytë.

Pas kësaj fitore Ferronikeli forcon pozitën e parë me 44 pikë plot gjashtë më shumë se vendi i dytë Prishtina. /Telegrafi/

Rezultatet:

Prishtina – Hajvalia 0-2
Ferronikeli – Drita 1-0

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/hajvalia-gjunjezon-prishtinen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala