Hajtat me maska ia mësyjnë një marketi në Mitrovicë

Dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë marrë rreth 500 euro nga një market dhe pastaj kanë ikur në drejtim të panjohur. Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 20:00 në qytetin e Mitrovicës.
Policia ka bërë të ditur se dy persona të maskuar dhe me armë kanë hyrë në market papritmas dhe nën kërcënimin e armës kanë grabitur me dhunë një shumë parash prej 500 euro.Policia dhe prokurori kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e këtij rasti.