Hajnat plaçkisin te “Bill Clintoni”

Policia raporton se një person ka raportuar se dy të dyshuar të panjohur kanë hyrë me forcë në banesën e tij gjatë vikendit.
Atij i janë vjedhur një televizor Samsung, një fotoaparat Sony, 3 orë dore të femrave, një orë dore për meshkuj, të gjitha këto në vlerë rreth 1300 euro.
Njësitit policore janë duke kryer hetime intensive lidhur me rastin. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë.