Hajnat ia mësyjnë Bankës për Biznes

Persona të panjohur kanë tentuar në mëngjes ta thyejnë Bankën Private të Biznesit në Mitrovicë. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar ngjarjen duke thënë se reagimi i shpejtë i pjesëtarëve të policisë ka pamundësuar thyerjen e kësaj banke.“Pas raportimit të një qytetari për një zhurmë në shtëpinë e cila ndodhet prapa BPB-së në qendër të Mitrovicës, policia ka reaguar menjëherë duke parandaluar në këtë mënyrë thyerjen e bankës. Deri tani nuk ka të dyshimtë, ndërsa hetimet janë në proces”, ka deklaruar Zahiti.