Hahn viziton KFOR-in, mirëpritet nënshkrimi i MSA-së

Autori:Avdyl Pajaziti

Komisioneri i BE-së për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn ka zhvilluar sot një vizitë në Shtabin e KFOR-it në Prishtinë, ku është pritur nga komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Guglielmo Luigi Miglietta.

Duke e mirëpritur nënshkrimin e MSA-së mes Kosovës dhe BE-së, komandanti i KFOR-it Miglietta theksoi rëndësinë e madhe që luan dialogu mes Prishtinës e Beogradit, proces i udhëhequr nga BE-ja.

Ai përmendi rolin e rëndësishëm të pranisë së BE-së në Kosovë.

Ndërkaq, Komisioneri Hahn theksoi rolin e rëndësishëm që KFOR-i luan në ruajtjen e stabilitetit në Kosovë, me ç’rast ata diskutuan për sfidat e sigurisë në rajon.

Në Mitrovicën e veriut, Gjenerali Miglietta takoi Drejtoreshën e Administratës Komunale të Mitrovicës së veriut, Adrijana Hoxhiq.

Ata diskutuan çështjet e sigurisë dhe perspektivën e përmirësimit të kushteve të jetesës në veriun e Mitrovicës.

Gjenerali Miglietta gjatë takimit ka theksuar po ashtu se KFOR-i është plotësisht i zotuar drejt promovimit të mjedisit paqësor dhe tolerant në Mitrovicën e veriut.

Sipas një komunikate të KFOR- IT, pas vizitës në kamp, Miglietta dhe komisoneri Hahn kanë fluturuar së bashku drejt bazës ushtarake të KFOR-it në Pejë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/hahn-viziton-kfor-in-mirepritet-nenshkrimi-i-msa-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala