Hahn: Vazhdimi i dialogut Prishtinë-Beograd, obligim

Autori:Avdyl Pajaziti

Komisari evropian për zgjerim Johannes Hahn gjatë debatit në Parlamentin Evropian para miratimit  të Marrëveshje për Stabilizim Asociim BE – Kosovë që do të bëhet sot ka deklaruar se sipas kësaj marrëveshjeje, Kosova u angazhua për të arritur një përmirësim të dukshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Serbinë.

Sipas tij, ky është parimi bazë i Marrëveshjes dhe se për këtë arsye vazhdimi i dialogut me Serbinë është detyrim,transmeton Klan Kosova .

Hahn më tutje ka potencuar se Kosova duhet t’i miratojë marrëveshjet që i ka arritur në Bruksel.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/hahn-vazhdimi-i-dialogut-prishtine-beograd-obligim/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala