Hahn: Rëndësia e MSA-së, varësisht nga ajo se si implementohet

Autori:Avdyl Pajaziti

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatave për Zgjerim, Johannes Hahn, në fjalimin e mbajtur para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka folur fillimisht për rëndësinë e marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe BE-së.

Në këtë drejtim, ai ka vlerësuar se rëndësia e saj do të varet nga ajo se si do të implementohet.

“Marrëveshja do të jetë ajo që Kosova do të mund të nxjerrë nga ajo”, ka thënë Hahn.

Komisioneri, në këtë aspekt ka shtuar se marrëveshja përkrah vendimet e Kosovës drejt zhvillimit të demokracisë dhe zbatimit të ligjit.

“Kjo marrëveshje ka për qëllim përkrahjen e Kosovës në përmirësimin e bashkëpunimit ndërkombëtar. Marrëveshja gjithashtu është një shtytës për zhvillimin e ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Do të inkurajojë edhe rastet e të bërit biznes të kompanive të BE-së në Kosovë dhe anasjelltas”, ka thënë ndër tjerash Hahn.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/hahn-rendesia-e-msa-se-varesisht-nga-ajo-se-si-implementohet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala