Hahn opozitës: Dhuna nuk ka vend në sistemin demokratik

Autori:Avdyl Pajaziti

Në fjalën e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Komisioneri i Bashkimit Evropian për Politikë Evropian të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn ka bërë thirrje për zgjidhje të problemeve politike, duke shtuar se dhuna nuk ka vend në sistemin demokratik.

“Duhet të ketë respekt për isntutucionet të cilat janë themeluar për qeverisjen demokratike.Dhuuna nuk ka vend në sistemin demokratik” ka deklaruar ai

“Respekti për principet demokratike, do të thotë se qeveria mund të sjell propozime dhe ju do të keni rastin të debatoni për to, pa ndonjë obstruksion në këtë shtëpi, e që është kuvendi” .

Respekti për principet demokratike do të thotë se ky kuvend do të luaj rolin e vetë në balancimin e pushtetit. Marrëveshja e MSA-së nuk mund ti rregulloj problemet e brendshme politike të Kosovës, këto duhet ti zgjidhni vetë, ka dekalruar Hahn, raporton Gazeta Express.

Ne do të ju ndihmojmë të dilni nga këto sfida, por ne nuk mund të ju japim zgjidhje, ka dekaruar Hahn.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/hahn-opozites-dhuna-nuk-ka-vend-ne-sistemin-demokratik/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala